Aksident në Elbasan, përplaset me makinën, shihni ku ka përfunduar drejtuesi i motorit

206
Sigal

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:05 në qytetin afërsi të stadiumit “Elbasan Arena”. Aksidenti ka ndodhur në rrugën që lidh stadiumin me Unazën Jugore të qytetit të Elbasanit.

Sipas burimeve nga vendngjarja në aksident janë përfshirë një autoveturë dhe një motor dhe nga përplasja mes tyre drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur. Ai ka “fluturuar” në ajër pas përplasjes dhe ka rënë më bordurën e rrugës duke pësuar dëmtime të shumta.

I plagosuri është transportuar për në spital menjëherë, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksident.