Aksident në Bulqizë, minatori goditet nga masivi i gurëve

606
Sigal

Një aksident ka ndodhur në minierën e Bulqizës këtë pasdite të mërkure, duke lënë të lënduar një minator të moshës 32 vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 dhe i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet Ali Hoti, banues në Bulqizë.

Minatori ishte duke punuar në një thellësi prej 1600 metrash në momentin kur është goditur nga një masiv gurësh. Si pasojë 32 vjeçari është lënduar në disa pjesë të trupit. I riu është dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.