Aksident në Berat, motori përplaset me makinën dhe ndahet në mes, shpëton mrekullisht drejtuesi

17
Sigal

Aksident në Berat, në vendin e quajtur “Kthesa e NSHG-së”, motori përplaset me një makinë dhe ndahet më dysh,shpëton pa lëndime drejtuesi i tij.

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat, në vendin e quajtur “Kthesa e NSHG-së.

Një motor, gjatë hyrjes në kthesën e NSHG-së,është përplasur me një makinë. Goditja ka qenë e fortë, aq sa motori pas përplasjes edhe me bordurën anësore prej betoni të rrugës është ndarë më dysh.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime, pasi ai është rrëzuar nga motorri para përplasjes me bordurën.

Efektivë të policisë rrugore kanë shkuar në vendngjarje, ku edhe po kryejnë veprimet e para hetimore.

Drejtuesi i motomjetit, Kujtim Mbrakulli, pasi ka kryer vizitat rutinë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku edhe u transportuar pas aksidentit, është larguar drejt banesës së tij.

Sipas burimeve në vendngjarje,bëhet me dije se shkak për aksidentin ka qenë lëvizja e motorrit,që i ka prerë rrugën makinës, gjatë hyrjes në kthesë. Fatmirësish, as drejtuesi i makinës së përfshirë në aksident nuk ka pasur lëndime.