Aksident në autostradë, makina del jashtë rruge. Shoferja niset me urgjencë në spital

300
Sigal

Policia e Tiranës informon se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:35.

“Shtetasja I.V., ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rruge, për pasojë është dëmtuar, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”– njofton policia.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.07.2020, rreth orës 08:35, në autostradën Durrës – Tiranë, mjeti me drejtuese shtetasen I.V., ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rrugë, për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.