Aksident në aksin Tiranë-Elbasan / Tre automjete të përfshira

285
Sigal

Tre makina janë përfshirë në një aksident në Mullet, në aksin Tiranë- Elbasan.

Ngjarja është regjistruar vetëm pak momente më parë, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të plagosur.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë që po bëjnë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.