Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagosen dy vëllezër, njeri prej tyre në gjendje të rëndë

117
Sigal

Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Ciflig.

Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë kane mbetur te plagosur 2 persona drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri(vëllezër)të cilët janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës.

Aktualisht njëri prej tyre në gjendje të rendë.

Policia në vendngjarje po punon për shkaqet e aksidentit.