Aksident me vdekje në Burrel, automjeti përplas këmbësorin në qendër të qytetit

267
Sigal

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Burrel ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit.

Viktimë e aksidentit ka mbetur 55-vjeçari A.Ruka i cili ndërroi jetë në spitalin e Burrelit.

Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar për shkaqet.