Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Përrenjas. Dy automjete janë përplasur më njëri-tjetrin dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona, njëri prej tyre fëmijë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit Toyota “Yaris”, Amares Zharri 37 vjeç ka qenë duke udhëtuar së bashku me djalin e tij 4-vjeçar, kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mjet tjetër, që drejtohej nga Dejvis Islami.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Librazhdit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet shkaqet, po policia po punon për të mësuar për të zbuluar rrethanat e aksidentit .