Publikohet sondazhi paraprak i zgjedhjeve të 25 prillit

540
Sigal

Mediat e huaja i bëjnë jehonë zgjedhjeve në Shqipëri. Partitë e opozitës fitojnë bindshëm në zgjedhjet e së dielës, por asnjëra nuk e krijon e vetme qeverinë. PS merr nga 56-59 mandate, PD merrë nga 54-57 mandate, LSI merrë nga 25-28 mandate dhe PSD merr 2 mandate. Luhatjet e mundshme, dhe numri i mandateve sipas qarqeve

/Gazeta TELEGRAF

Publikohet sondazhi / Mediat e huaja dhe ato në Shqipëri jehonë zgjedhjeve në vendin tonë. Opozita e Bashkuar fiton bindshëm më 25 Prill

Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 Prillit 2021 duan edhe dy ditë që të nisin dhe përfundojnë dhe, shqiptarët tashmë, e kanë të konsoliduar  mendimin e tyre për partinë politike dhe individin që do të votojnë. Orientimi i votës bëhet mbi bazën e premtimeve  të mbajtura dhe sa efektive kanë qenë këto premtime, në dobi dhe interes të qytetarëve, që në datën 25 prill, do të jenë votues. Këto votime janë në fund të fundit, ballafaqim me premtimet që kjo qeverisje ka bërë dhe se sa i ka realizuar këto premtime. Dhe kjo është mëse normale, sepse cilado opozitë në Shqipëri dhe kudo në botë, vlerësimin pozitiv apo negative, e merr nga rezultati se si ka qeverisur partia që është në pushtet. Kreu i Rilindjes Edi Rama, u premtoi në 2017 votuesve shqiptarë “Timonin dhe Tepsinë”, si dy instrumente luksi dhe qejfi. Me “Timonin” që mori vetëm, vendi po shkon drejt greminës, ndërsa me “Tepsinë”, gllabëroi dhe grabiti gjithë pasurinë kombëtare, duke i detyruar qytetarët të arratisen nga sytë këmbët. Vendet e punës nuk u hapën, me përjashtim të dyfishimit të administratës shtetërore që dredhin gjithë ditën zinxhirin duke rrjepur qytetarët, duke marrë pagën në kurriz të rritjes së taksave të rritura, si ndaj qytetarëve, ashtu edhe ndaj bizneseve.

Krimi po bën kërdinë dhe bandat nuk pyesin më për shtetin, pasi një pjesë e tyre kanë kontribuar për të sjellë në pushtet, pikërisht këtë qeveri dhe, kanë investuar me para dhe kërbaç për të mbledhur vota për parlamentin më të inkriminuar në këta 8 vite qeverisjeje.

Dhe për këtë mjafton të shohim listat e deputetëve të penalizuar, kryetarëve të bashkisë, ministrave, drejtuesve ku ka para dhe vende pune, policisë ortake me krimin etj. Aktualisht, pensionet janë më të ulëtat në botë, spitalet kanë dalë jashtë funksionit dhe njerëzit pranojnë të vdesin në krevatin e shtëpisë, se sa të hidhen nga ballkonet e spitaleve. Çmimi i energjisë është trefishuar, uji është katërfishuar, por ujë nuk ka, dhe ai që vjen, në rubineta nuk pihet. Qeveria mendon vetëm për rritjen e taksave, marrjen e borxheve që nga 6.9 miliardë euro që ishte nga 1990 deri në 2013, ka arritur në këto 7 vite e gjysëm qeverisje të Rilindjes së Ramës, në 13.9 miliard euro. Pra vetëm në 8 vite qeverisjeje të Edi Ramës, vendi ynë është ngarkuar me borxhe më shumë se sa ka marrë Shqipëria  në 23 vite. Dhe fatkeqësia më e madhe është se, këto para janë zhdukur pa nam dhe nishan, pa dhënë asnjë impakt zhvillimi në ekonominë e vendit. Ky mal me borxhe do të mbetet për t’u shlyer nga brezat që do të vijnë dhe, për këtë mjafton fakti që, çdo fëmijë që lind në Shqipëri, ka mbi 4700 euro borxhe që Rama, Ahmetaj, Belinda, Manastirliu e kompani, ua shpërndanë bandave të koncesioneve në shëndetësi, djegjen e plehrave, rrugë pa rrugë, apo rrugët e qyteteve që i kanë hapur e mbyllur nga 4 herë. Me këto para të shpenzuara, qeveria mund të sillte ujë të pijshëm në shtëpitë e qytetarëve, të rriteshin pensionet apo të investohej në industrinë e lehtë, bujqësi, turizëm, etj., për të hapur sa më shumë vende pune dhe të thithen investitorët e huaj. Varfëria është ulur këmbëkryq dhe qytetarët  zgjohen dhe flenë me barkun bosh, të sëmurët nuk kanë ilaçe, por nga ana tjetër, rreth 200 miliardë lekë çdo vit, nga sigurimet shëndetësore, zhvaten nga banda e oligarkëve të lidhur me kryerilindasin. Por pas tetë vitesh në pushtet, popullariteti i Ramës dhe partisë së tij është shumë i ulët. Rezultatet e një sondazhi ku  përfshihen: Partia Socialiste (PS) e Kryeministrit Rama, Partia Demokratike (PD) – Lulzim Basha, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) – Monika Kryemadhi dhe Partia Social Demokrate e Tom Doshit (PSD) parashikojnë këto rezultate:

Qarku Shkodër: PS 3, PD 6, LSI 1, PSD 1;

Qarku Lezhë: PS 2, PD 3, LSI 2,  + ;

Qarku Dibër: PS 1, PD 3, LSI 1;

Qarku Tiranë: PS 13, PD 12, LSI 10, PSD 1, + ;

Qarku i Durrësit: PS 6, PD 6, LSI 2;

Qarku Elbasan: PS 6, PD 6, LSI 2;  + ;

Qarku Korçë: PS 5, PD 4, LSI 2;

Qarku Fier: PS 8, PD 5, LSI 3, +;

Qarku Berat: PS 3, PD 2, LSI  2,  +;

Qarku Vlorë: PS 6, PD 4, LSI 2,   + ;

Qarku Gjirokastër: PS 2, PD 1, LSI 1.

Siç tregojnë rezultatet e sondazhit, asnjë parti nuk do të marrë shumicën absolute, por ka një mundësi që partitë e opozitës PD e LSI të formojnë një qeveri koalicioni pas zgjedhjeve. Pra sikurse shihet, rezultatet e sondazhit:   PD: 53- 56, mandate; LSI: nga 25 -28 mandate; PS: 56 – 59 mandate; PSD: 2 mandate; dhe luhatjet e mundshme të mandateve, mund të lëvizin me 2 deri 3%. 

Numri i mandateve për 12 Qarqet në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë në datën 25 prill :

Qarku Berat – 7 (shtatë) mandate

Qarku Dibër – 5 (pesë) mandate

Qarku Durrës – 14 (katërmbëdhjetë) mandate

Qarku Elbasan – 14 (katërmbëdhjetë) mandate

Qarku Fier – 16 (gjashtëmbëdhjetë) mandate

Qarku Gjirokastër – 4 (katër) mandate

Qarku Korçë – 11 (njëmbëdhjetë) mandate

Qarku Kukës – 3 (tre) mandate

Qarku Lezhë – 7 (shtatë) mandate

Qarku Shkodër – 11 (njëmbëdhjetë) mandate

Qarku Tiranë – 36 (tridhjetegjashtë) mandate

Qarku Vlorë – 12 (dymbëdhjetë) mandate