Aksident i rëndë në Lezhë, tre të plagosur

174
Sigal

Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme ku dy automjete janë përplasur në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë.

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, i cili solli dhe bllokim të aksit rrugor për rreth 60 minuta.