Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, disa të plagosur

61

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite, pasi atij të aksit Elbasan-Peqin ku mbetën të plagosur rëndë tre persona. Sipas raportimeve më të fundit aksidenti i radhës ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Në aksident janë përfshirë disa automjete, ku raportohet edhe për disa persona të lënduar rëndë. Në aksident thuhet se janë përfshirë tre makinë, ndërsa të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt Traumës. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë ku po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit si dhe rregullimin e trafikut.