Aksident i pesëfishtë është regjistruar në Lezhë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar.
Mësohet se një kamion, i cili po merrte disa mbetje në lagjen “Skënderbeg” është përplasur me 4 automjete të tjera. Sakaq, nga aksidenti nuk ka pasur persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.
Deri më tani nuk dihen arsyet e aksidentit.




















