Aksident i frikshëm pas mesnate, përplasen dy makina që lëviznin me shpejtësi të lartë

199
Sigal

Një aksident ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Berat.

Raportohet se dy automjete, një tip Mercedes Benz dhe një tip Wolswagen, janë përplasur kokë më kokë rreth orës 01:00.

Përplasja ka qenë e fortë sa që të dyja mjetet janë rrotulluar disa herë si dhe janë pëplasur edhe me ndarësen anësore prej hekuri të rrugës.

Mësohet se drejtuesit e mjeteve janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet paraprake, mësohet se të dyja mjetet kanë qënë duke qarkulluar me shpejtësi tej normave në momentin e përplasjes.