Akademik Anastas Angjeli: Urime 7-Marsin kolegë që me misionin e arsimtarit po krijoni një brez të ri udhëheqësish

Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik Anastas Angjeli ka uruar arsimtarët dhe pedagogët për kontributin e tyre për të krijuar brezat e së ardhmes.

Angjeli shprehet: Urime 7 Marsin të dashur kolegë,Me krenari dhe mirënjohje, vlerësoj thellësisht përkushtimin, pasionin dhe përpjekjet tuaja të palodhshme për të ndriçuar rrugën e dijes dhe për të krijuar një brez të ri të udhëheqësve të ardhshëm.
Ju jeni themeli i arsimimit dhe frymëzimi për brezat e rinj, duke përhapur dijen dhe vlera që formojnë shoqërinë tonë. Në këtë ditë të veçantë, le të përqafojmë sfidat dhe suksese të përbashkëta, duke rritur standardet e edukimit të fëmijëve tanë.

NOA

Gëzuar ditën tuaj të veçantë!