Agron Brataj: Moti i keq, trageti futet në portin e Vlorës me ndihmën e rimorkiatorëve

Pavarësisht kushteve të pafavorshme atmosferike dhe vështirësive të mëdha në Portin e Vlorës, i cili vijon të mbetet i ekspozuar ndaj motit të keq, trageti “European Star” ka arritur të hyjë në kalatë e portit me ndihmën e rimorkiatorëve.

Ky operacion ka sjellë kosto shtesë për kompaninë, por ka bërë të mundur ankorimin e sigurt të mjetit lundrues.

NOA

Sipas njoftimit zyrtar, trageti pritet të nisë drejt Italisë, ndërsa procesi i imbarkimit do të fillojë menjëherë. Rreth 1000 pasagjerë pritet të udhëtojnë me këtë linjë.

Ndërkohë, kompania bën me dije se gjatë ditës së nesërme do të njoftojë pasagjerët për çdo ndryshim të mundshëm të orarit të lundrimit, pasi parashikimet meteorologjike tregojnë për përkeqësim të mëtejshëm të kushteve të motit.