Aftësia në detyrë, ja formulari për 13 mijë policët

957
Miratohet sot ligji për vetingun në Ministrinë e Brendshme. Uniformat blu do të firmosin për vetëvlerësimin profesional
Do të miratohet sot ligji për vetingun në polici, Gardë dhe Shërbimin e Çështjeve të Brendshme e Ankesave në Ministrinë e Brendshme, që përfshin procesin e deklarimit të pasurisë dhe integritetit për uniformat blu. Ndërkohë një formular i veçantë do të jetë edhe ai për vetëvlerësimin profesional. Ky formular do të firmoset nga rreth 13 mijë policët, të cilët do të rrëfejnë karrierën e tyre dhe trajnimet që kanë marrë.


Sigal