Afganët presin me protestë në Shqipëri, çmimin e Kryeministrit Rama në SHBA

173
Sigal

Kryeministri Rama është nderuar me çmimin prestigjoz për mikpritjen e ofruar mijëra refugjatëve afganë të cilët i akomodoi në Shqipëri ironikisht në një kohë që shtetasit afganë janë ngritur në protestë në zonat ku janë vendosur. afganët në Shqipëri janë hedhur në protesta për kushtet e jetesës dhe mungesën e sigurisë për zhvendosjen e tyre.  Kryeministri Edi Rama është vlerësuar me çmimin “Joan Ganz Cooney Global Leadership Aëard” në darkën vjetore të Sesame Workshop për pritjen që vendi ynë i bëri shtetasve afganë të ikur nga vendi i tyre për shkak të dhunës së talebanëve pas ardhjes së tyre në pushtet.


Çmimi iu dorëzua Kryeministrit Rama nga Presidentja e Sesame Ëorkshop, zonja Sherrie Ëestin, në darkën vjetore të ndarjes së çmimeve, mbajtur në Neë York Gjatë mesazhit të tij, pas marrjes së çmimit, Rama tha se ajo çfarë ndjeu përballë kaq shumë hezitimi dhe kaq shumë refuzimesh që vinin nga vende mjaft më të pasura për t’iu hapur dyert afganëve ka vetëm një emër: “Turp”. “Jam shumë, shumë mirënjohës, por jam edhe tejet i keqardhur, që më duhet të përsëris diçka që e kam thënë shumë herë, sa në pozitë ndihem. Mos më keqkuptoni, është një nder, nder i madh e gjithashtu, një kënaqësi e madhe që gjendem sot këtu, po nuk arrij dot ende të bëj paqe me faktin që ajo çka duhej të ishte rregulli, është përjashtim.Më duhet t’ju them, duke qenë se jemi këtu pas dyerve të mbyllura e nuk na dëgjon kurrkush, se ajo çfarë ndjeva përballë kaq shumë hezitimi dhe kaq shumë refuzimesh që vinin nga vende mjaft më të pasura për t’iu hapur dyert afganëve ka vetëm një emër: “Turp”. Ai theksoi se përgjigjen e dyerve të hapura për afganët e gjejmë në historinë tonë, që është një histori mikpritjeje, një histori respekti karshi njerëzve në nevojë, një histori e mishëruar në kushtetutën tonë të parë, kodin e shqiptarëve, ku shkruhet: “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”. Ndërsa shtetasit afganë në Shqipëri me pankarta në duar ata thonë se janë harruar nga autoritetet dhe nuk kanë asnjë sqarim për të ardhmen e tyre edhe pse kanë kërkuar edhe vetë të ikin nga Shqipëria. Rreth 2400 afganë u evakuuan në Shqipëri në gusht dhe shtator të vitit 2021, pas ardhjes në pushtet të talibanëve, dhe iu dha strehim i përkohshëm në Shëngjin dhe në hotele të tjera në Durrës.