A po planifikon Gjermania rikthimin e vizave për Shqipërinë? Flet ambasadori Peter Zingraf

216
Sigal

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf, është pyetur në lidhje me dokumentin e publikuar nga Eu-observer, ku disa shtete të Bashkimit Evropian, përfshirë dhe Gjermaninë kërkonin pezullimin e regjimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në një prononcim nga Cërriku, Zingraf pohoi se aktualisht nuk mund të japë asnjë koment pasi nuk ka informacion në lidhje me këtë çështje dhe duhej kohë për të dhënë një përgjigje më të saktë.

“Nuk mund të jap një koment , unë deri tani nuk kam asnjë informacion lidhur me këtë pikë. Do të doja të prisnim që të jepnim një përgjigje të saktë”, tha zingraf.

Gjithashtu Zingraf foli dhe mbi rolin e Gjermanisë në Ballkan pas largimit nga politika të Kancelares Angela Merkel. Në këtë pikë Zingraf theksoi se Ballkani do të jetë sërish në anxhendën e kancelarit pasues të Merkel.

“Besoj që kancelarja gjatë vizitës së saj të fundit , e cila ishte një vizitë ndarje dhe lamtumire e bëri të qartë që Shqipëria dhe Ballkani përëndimor janë në krye të axhendës së saj si kancelare dhe besoj që e njëjta gjë do të vlejë edhe për pasuesin e saj ”, tha ai gjatë një vizite në një fabrikë të përpunimit të mbetjeve të gjelbra i shoqëruar dhe nga ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Kujtojmë se ditën e djeshme EU-observer publikoi një dokument të brendshëm të Presidencës sllovene, të përgatitur me kërkesë të shteteve anëtare, ku evidentoheshin problematikat në lidhje me keqpërdorimin e udhëtimit pa viza dhe kërkesave të pabazuara për azil nga vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe nga Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia.

Disa shtete anëtare të Bashkimit Eurpion, mes tyre Franca, Gjermania dhe Belgjika kanë kërkuar që përshtatja e politikës së vizave madje deri në suspendimin e liberalizimit të vizave.