A ka performuar Greqia më mirë se vendet e tjera lidhur me situatën e koronavirusit?

301
Sigal

“Ne kemi një kurbë shumë, shumë më të sheshtë se çdo vende tjetër në Europë ose ndoshta në botë”.

Kështu deklaroi ministri grek i Turizmit, Harry Theoharis për BBC.

Po, Greqia ka pasur një numër të vogël vdekjes dhe rastesh të konfirmuara në krahasim me pjesën tjetër të Europës, pavarësisht se ka një popullsi relativisht të moshuar. Ndërkohë vendi ka kaluar vite të tjera reformash të rënda ekonomike dhe sociale.

Deri më tani në Greqi janë regjistruar 138 vdekje nga Covid-19. Kjo është një shkallë vdekshmërie prej 1.29 për 100 mijë banorë- shumë më e ulët se vendet e tjera evropiane si Italia, Spanja, Franca dhe Britania, edhe pse Bullgaria dhe Shqipëria kanë shkallë akoma më të ulët se Greqia, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins.

Greqia ka testuar rreth 6 në 1 mijë njerëz- shumë më pak se vendet e tjera evropiane. Kjo mund të shpjegojë pjesërisht se përse ka regjistruar kaq pak infeksione të konfirmuara, por gjithashtu është rasti që shkalla e vdekshmërisë mbetet jashtëzakonisht e ulët.

Është e rëndësishme që të theksohet se vendet i regjistrojnë vdekjet në mënyra të ndryshme, kështu që mund të jetë e vështirë të bëhen krahasime të sakta.

Qeveria greke është vlerësuar se ka vepruar shumë më shpejt se vendet e tjera të Europës për të mbyllur shkollat, për të anuluar aktivitetet masive dhe për të karantinuar njerëzit që vijnë nga jashtë./BBC