62-vjeçari u ekzekutua pas dështimit të tentativave për t’u dorëzuar, reagon Balla: Mirënjohje forcave RENEA dhe efektivëve të Korçës, kryen detyrën me përgjegjësi të lartë

45
Sigal

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas ekzekutimit të  62-vjeçarit, Ramiz Muçollari nga forcat speciale “RENEA” mëngjesin e sotëm (12 gusht) në banesën e tij në fshatin Qesarakë të Maliqit.

Reagimi i Taulant Ballës:

Mirënjohje forcave RENEA dhe atyre të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë për kryerjen e detyrës me përgjegjësi të lartë gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe në kushtet e kërcënimit për jetën, sepse thirrjeve të Policisë së Shtetit, shtetasi që kërkohej të ndalohej, ju kundërvu me përdorimin e armës ndaj policisë.

Në këto rrethana përcaktimet ligjore janë të qarta dhe Policia e Shtetit zbatoi Ligjin.

Dua ta siguroj publikun se çrrënjosja e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është një detyrë kryesore për ne në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese dhe me komunitetin në çdo cep të territorit.

Çdo grua, çdo vajzë duhet të ketë besimin se telefonata e saj tek Policia është vendimi i duhur që sjell çlirimin nga makthi dhe fitoren e ligjit mbi padrejtësinë dhe dhunën.