35 vjeçari pagos me automatik bashkëfshatarin në Pogradec

295
Sigal

Rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, në një lokal në fshatin Bishnicë të Pogradecit, 35-vjeçari me iniciale A.Ç ka plāgosur me automaktik shtetasin me iniciale B.SH.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti të çastit, teksa autori dhe i plāgosuri ishin duke pirë.

Menjëherë pas ngjarjes 35-vjeçari është larguar me shpejtësi dhe tashmë është në kërkim. Policia ka sekuestruar ārmën e zjarrit, tip automatik.

Njoftimi i Policisë:

Plāgosi me ārmë zjarri 1 shtetas gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.

Më datë 21.08.2020, rreth orës 02:00, në një lokal në fshatin Bishnicë, pas një konflikti të çastit shtetasi A. Ç., rreth 35 vjeç, dyshohet se ka plagosur me ārmë zjarri tip automatik shtetasin B. Sh., i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë ārma e zjarrit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Nga ana e Policisë, po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit A. Ç., si edhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.