33-vjeçari gjendet i mbytur në rezervuar! Dyshimet e policisë

54
Sigal

Një 33-vjeçar, i cili ishte larguar nga banesa mbrëmjen e së dielës, është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në rezervuarin e fshatit Kagjinas.

Sipas deklarimeve të policisë, 33-vjeçari, banues në fshatin Borovë, vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë vënë re shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Kolonjë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në rezervuarin e fshatit Kagjinas, Kolonjë, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi E. B., 33 vjeç, banues në fshatin Borovë, Kolonjë.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa e tij, mbrëmjen e djeshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.