31-vjeçari tmerron Tiranën, thyen xhamat e një banke dhe dy makinave

873
Një 31-vjeçar nga Tirana ka thyer xhamat e një banke si dhe të dy makinave të parkuar, ditën e djeshme në rrugën e ‘Dibrës’.
Siç bëhet e ditur Altin Q., vjeç 31, banues në Tiranë, rreth orës 18 :30, në rrugën e ‘’Dibrës’’, për motive të dobëta, ka dëmtuar xhamin e jashtëm të një banke dhe xhamat e mjeteve tip ‘’Toyota’’ e ‘’Ford’’, në pronësi të A. K. dhe P. Sh., vjeç 36 e 46.
Më pas, ai ka goditur me grushte P.Sh, duke i shkaktuar dëmtime në kokë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është arrestuar nga policia.
Sigal