2 persona arrestohen në Shkodër, po transportonin 9 klandestinë

510
Sigal

Policia ka vënë në pranga dy persona, pasi akuzohen për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, të cilët transportonin 9 shtetas algjerianë.

Në pranga u vunë shtetasit A. A., 30 vjeç, banues në fshatin Vrakë dhe F. H., 45 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe.

“Arrestimi i tyre u bë, pasi në afërsi të PKK Hani i Hotit u kapën teksa me mjetet e tyre po transportonin 9 shtetas të huaj algjerianë dhe tunizianë, me destinacion Malin e Zi dhe pastaj vendet e BE-së”, sqaron policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve“.