Grindja e Memushajt me trajnerin i kushton shumë, përjashtohet nga skuadra

543
Sigal

Ledian Memushaj nuk kishte një javë të mirë, ku pas fitores ndaj Livornos me rezultatin 0-2 ai pati një grindje me trajnerin Zauri. Kjo grindje mes palëve, ka bërë që mesfushori i Kombëtares të përjashtohet përkohësisht nga skuadra.

Sot Peskara zbret sërish në fushë kundër Kievos dhe për këtë takim, Memushaj nuk është grumbulluar fare. Ky përjashtim, vjen si pasojë e grindjes së bërë pak ditë më parë dhe duket se trajneri nuk ka mundur ta kalojë lehtë sjelljen e mesfushorit vlonjat.

Memushaj është në fakt një nga më të rëndësishmit në skuadër, duke shënuar 2 gola këtë sezon dhe njëkohësisht duke qenë protagonist me 7 asiste të dhëna, shifër kjo që e mban në vendin e parë sa i përket asisteve të dhëna.