19 të shëruar në 24 orët e fundit, mes tyre një mjek dhe dy infermiere

342
Sigal

Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Rama ka bërë të ditur se 1 mjek dhe 2 infermiere në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP, mes 19 të shëruarve në 24 orët e fundit.

Deri tani, ka shkuar në 39 numri i personelit mjekësor të shëruar nga Covid-19.

Ndërkohë, për të shtatën ditë radhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë. Deri tani, 302 qytetarë e kanë fituar luftën me Covid-19.

Shifrat totale të koronavirusit në vendin tonë janë 548 të infektuar, nga të cilët 26 persona kanë ndërruar jetë.