18 familje kthehen në pallatin e pabanueshëm / 4 muaj pa marrë bonusin e qirasë

363
Sigal

Pallati në foto është një ndër pallatet i cili që prej tërmetit të 26 nëntorit ende nuk ka marrë një vlerësim përfundimtar për dëmet e shkaktuara.

18 familje në katund të ri në Yrshek që prej muajit gusht nuk e kanë marrë bonusin e qirasë. Pamundësia për tu strehuar diku i ka detyruar të rikthehen në banesat duke rrezikuar dhe jetën në një objekt që është shpallur i pabanueshëm derisa të rikonstruktohet.

Banori: Morëm bonusin deri në muajin gusht dhe vazhduam në rregull, në muajin shtator e mbrapa u bënë katër muaj që na e hoqën. Ne ndjenjëm dhe dy muaj me qera pastaj nuk e përballuam dot dhe erdhëm jemi futur te rreziku.

Qytetarët janë ankuar në njësinë administrative por dhe në bashkinë Tiranë por ende janë pa përgjigje.

Banori: Ne kemi shkuar në Bashkinë tonë që kemi këtu dhe nuk na japin asnjë lloj rrugëzgjidhje. Na thonë nuk kemi ça ju bëjmë e ka në dorë Bashkia e madhe. Kanë shkuar disa djem dhe atje nuk i kanë lënë të futen brenda fare.

Apeli shkon për marrjen e masave sa më parë. Pasi më tepër se një vit nga tërmeti, vështirësitë që po kalojnë janë të shumta.

Banori: Tarraca e shkallëve është e dëmtuar, një tërmet të bierë tjetër mjerë atë që do zërë brenda. E para ne duam të na rregullohet se jemi në rrezik. E dyta të na jepet bonusi që të ikim prapë se po na shembet e po na shtyp.

1 vit pas tërmetit të 26 nëntorit banorët e këtij pallati ende nuk i kanë marrë paratë për rikonstruksionin e shtëpive ndërsa që prej muajit gusht nuk kanë marrë as bonusin e qerasë ndërsa nga ana e njësisë dhe Bashkisë Tiranë duket një mosinteresim.