140 paketa në gomën rezervë, arrestohet gjirokastriti në Kakavijë

384
Sigal

Policia Kufitare në Kakavijë në bashkëpunim me FRONTEX zbuluan një sasi cigaresh që po transportohej nga Shqipëria në Greqi.

Në vijën e dytë të kontrollit në këtë pikë kufitare, shërbimet policore ndaluan mjetin e shtetasit me inicialet I.A., nga fshati Vrisera i Gjirokastrës.

Ky shtetas, në mjetin e tij, në gomën rezervë kishte fshehur një sasi prej 140 paketash cigaresh. Paketat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi I. A. u arrestua në flagrancë, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Policia Kufitare po vijon me intensitet kontrollet në pikën e kalimit dhe në kufirin e gjelbër, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në bashkëpunim me FRONTEX-in, për të parandaluar hyrjen e paligjshme të shtetasve nga vendet e treta.