14 naftëtarë në grevë urie, për 27 paga të mohuara

507
Sigal

14 naftëtarë në grevë urie,  jo për makinën e blinduar të Ramës, as për qeveri teknike, por 27 paga të mohuara

Prej 2 ditësh 14 naftëtarë të nënstacionit Poçemit pjesë e uzinës së Ballshit kanë hyrë në grevë  urie si masë ekstreme e moszgjidhjes  së problemit të tyre.Halli i tyre nuk makina e blinduar e Ramës, as kërkesa e opozitës për qeveri teknikë sa herë ka zgjedhje, por shqetësimi i tyre janë pagat e 27 muajve që biznesmenët oligarkë që fshihen pas lloj- lloj emrash  kompanish of shore nuk u’a japin. Besnik Sulaj është biznesmeni që duhet të japë llogari përpara naftëtarëv dhe përpara shtetit për  këtë  ngërç dhe abuzim me djersën e këtyre  burrave. Kjo protestë i çjerr fasadën kësaj klase politike së cilës sa herë i jepet mundësia tregon eunukërinë përballë biznesit dhe dhëmbët përballë punëtorit të thjeshtë.Është kjo klasë politike që paguan në media për të diskretituar sindikatat, e për ironi të fatit sindikata është e vetmja që po përpiqet ti japë zgjidhje problemit të këtyre naftëtarëve të lënë në mëshirë të fatit që u mohet djersa e tyre.

Pavarësisht se këta punëtorë janë mashtruar nga pronari për të nënshkruar kontrata kolektive abuzive më një sindikatë që ende është në gjumë dimëror sërish KSSH është pranë tyre pasi për në, e drejta e punëtorëve shqiptar është mision, e më pas profesion.

Mediave u bëj apel të hapin dyert e ekranit për këto naftëtarë pasi ata janë vëllezërit tanë, e nesër shumë prej jush do të jeni në vendin e tyrë.

Kjo grevë është një këmbanë alarmi për shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Shqipëri.

Këshilli Kombëtar i Punës është inegzistent përballë kësaj panoramë të rëndë në të cilën ndodhet klasa punëtore në Shqipëri.

Klasa politike na nxitur dhe ka mëkuar skllavërimin e punëtorit shqiptar prej 30 vitesh, ndaj sot jemi përballë faktit kur parlamenti po miraton një ligj për të krijuar lehtësira për punëtorët e huaj që të vijnë në Shqipëri.

Ky vendim do ketë pasoja fatale për atdheun dhe Shqipërinë, pasi do vendi ynë do përballet me probleme sociale të theksuara, por për këtë çështje do kemi një reagim zyrtar në ditët në vijim.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë është pranë naftëtarëve që janë në grevë urie dhe do kenë mbështetjen tonë të pakursyer deri në plotësimin e kërkesave të tyre.