14 kg drogë në stan, arrestohet i riu

562
Sigal

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar një 21 vjeçar me iniciale A.G për kultivim të lëndëve narkotike.

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë, në afërsi të stanit të tij, u gjet një sasi rreth 14 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet për shtetasin e mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.