11 Arsye për të mos pranuar në Vlorë TECet me naftë të rëndë ardhur nga Bangladeshi

  1. Nga djegia e 600 ton naftë të rëndë në ditë krijohet një zonë me reze 5 km e pabanueshme për arsye të emetimit të gazrave helmuese shumëfish të normave të standartit të BEsë, dhe keqësim të jetesës në një reze deri 50 km.
  2. Nga ftohja e motorëve me ujë deti dhe shkarkimet e ujit të nxehur rriten temperaturat në det me 14.5 gradë celcjus.
  3. Turizmi nga Plazhi i vjetër deri në Zvërnec del jashtë funksionit.
  4. Dëmtohet rëndë fauna dhe flora tek Laguna e Nartës, si dhe do largohen zogjtë shtegtarë.
  5. Prodhimet bujqësore, sidomos perimet gjethore që kultivohen në fshatrat përreth do jenë të pakonsumueshme.
  6. Vaji i ullirit do marrë aromën e naftës dhe do bjerë cilësia.
  7. Do të rriten ndjeshëm në Vlorë sëmundjet respiratore dhe kardiovaskulare dhe do rritet predispozicioni për sëmundje të pashërueshme.
  8. Imazhi i Vlorës si qytet turistik do të zëvendësohet me imazhin e një qyteti nafte.
  9. Kosto për funksionimin e TEC-eve me naftë të rëndë ardhur nga Bangladeshi, prej 700 milion EUR është disa herë më e madhe se instalimi i të njëjtit kapacitet nga burime të energjisë së rinovueshme.
  10. Pranimi i këtyre TEC-eve është fillimi i instalimit të një industrie nafte, me TEC-e të tjerë, terminale, depozita etj, qe ndryshon përfundimisht AND të Gjirit të Vlorës në një gji nafte.
  11.  Këto TEC-e do rrisin 13 % emetimet e CO2 në atmosferë, ndërkohë që Shqipëria ka detyrim nga Konferenca e Parisit për reduktim 11.5% të CO2 deri në vitin 2030.

 

Sigal