Provinca e Grandës në jug të Spanjës, është goditur ditën e sotme nga një seri prej 7 tërmetesh të njëpasnjëshme, të cilat kanë sjellë panik te banorët,evakuime dhe dëme materiale të konsiderueshme.
Sipas El Mundo, katër prej këtyre termeteve ishin me një magnitudë mbi 4.0, ndërsa më i forti i regjistruar në orën 10:37 të mëngjesit kishte epiqendrën në Gojar dhe regjistroi një magnitudë prej 4.8 ballësh. Epiqendra ishte vetëm 5 kilometra nën tokë. Kjo thellësi kaq e vogël bëri që tërmeti të ndihej jashtëzakonisht i fortë, duke lëkundur fort rrethinat dhe duke u ndjerë deri në qytete të tjera si Malaga, Jaén dhe Cordoba.
Këto lëkundje të reja shkaktuan çarje në ndërtesa, dhe rrëzuan fasada të rrugëve. Tre persona pësuan lëndime të lehta , përfshirë një të mitur i cili u dërgua në spita.






















