DETAJE nga vrasja në Ksamil/ 20-vjeçari francez u godit disa herë me thikë në shpinë e kraharor! Dyshohet se “mollë sherri” u bë një vajzë, autori ishte roje plazhi

Për shkak të plagëve të marra, vdekja dyshohet se ka qenë e menjëhershme. Miguel Mendes kishte ardhur në Ksamil së bashku me një grup turistësh francezë për të kaluar pushimet në jug të Shqipërisë.

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur në Ksamil, ku humbi jetën 20-vjeçari francez Miguel Mendes. Bëhet me dije se nga këqyrja e trupit në morgun e Sarandës është konstatuar se 20-vjeçari kishte marrë disa goditje me thikë, në shpinë dhe në kraharor.

Sigal

Për shkak të plagëve të marra, vdekja dyshohet se ka qenë e menjëhershme. Miguel Mendes kishte ardhur në Ksamil së bashku me një grup turistësh francezë për të kaluar pushimet në jug të Shqipërisë. Ndërkohë, autori, Sokrat Vata, ishte i punësuar si roje plazhi në hotelin “Pronciopotes”.

Pas krimit, 29-vjeçari është larguar menjëherë, ndërkohë policia po vijon kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet me “mollë sherri” është bërë një femër. Megjithatë, ky detaj mbetet për tu verifikuar nga hetuesit.

Konkretisht, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15 në Ksamil, ku 20-vjeçari është gjetur pa shenja jete në shezlongët e plazhit. Autori rezulton të jetë një person me precedent penal. Emri i 29-vjeçarit është përmendur edhe më herët në një çështje penale në Angli. Sakaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.