Viti që kaloi u shoqërua me zharre të shumta e po ashtu edhe me dëme të mëdha materjale, godina, shtëpi, kafshë të ndryshme pune, bagëti të imta e të trasha dhe fruti- agrumikulturë. Një dëm ekonomiko- financiar kolosal. Por vera erdhi përsëri pas një dimri të madh e që solli po aq dëme sa dhe zjarret e verës. Bëhet fjalë për rajonin Srandë- Delvinë.Përtej shkaqeve natyrore, fatkeqësitë nuk erdhën vetëm nga shkaqe batyrore, por edhe neglizhencë njerëzore dhe pushtetare, sidomos atij lokal. Ky rajon jugor që përfshi zjarret dhe dimrat kap gjeografikisht bashkitë Himarë, Sarandë, Delvinë, Finiq, Konispol. Por vërejmë se moskujdesia, mosvëmendja e njerë,ve, indiferenca moskokëçarëse e bashkive, është edhe këtë verë prezente, në një kohë që ditët e fundit kanë paralajmëruar cerë të nxehtë e ne temperatura të larta.Asnjë kujdes kudo në fusha e ara në drejtim të nasave për mvrojtjen nga zjarret.Takime dhe harxhime për mbkedhje dhe vlmendje ndaj sezonit turistik. Për ilustrim të këtij vëzhgimi problematikë dhe alarmant, pas shqetlsimit të shumë banorëve, shkuam në fshatin Gjashtë të bashkisë Sarandë. Hapësira boshe të mbuluara nga bari i shumtë dhe ferrat kërcënojnë dukshëm banesat dhe shkollën 9 vjeçare ,siç tregojnë edhe pamjet. Por jo vetëm rreziku i zjarrit kërcënon dhe shqetëson banorët, edhe mveturinat e hehura pirg mbi depon septike që banorët na thonë se është e zbuluar pa kapak izolues dhe mbeturinat kanë bllokuar depon e ujrave të zeza që ndodhet ngjitur me murin e shkollës. Pra kemi edhe rezikun kërcënues të shëndetit dhe highenës së nxënësve dhe banorëve. Banorët thonë se e kanë ngritur shqetësimin pranë bashkisl, por janë përballur me cinizëm, moskokëçarje dhe indiferentizëm. Njerëz me halle, bashki që nuk dëgjon fare dhe rrezik kërcënues nga zjarre dhe higjenë që hedh valle.





















