Përparim HALILI
Këtë furtunë spastrimesh politike, gazeta “Telegraf” e denoncoi dy javë më parë dhe kështu po ndodh realisht
Burime nga deputetët e “rilindjes”, zbulojnë skenarin “Dorëheqjet”, që kryeministri e ka sajuar dhe po e përdor si “reformë administrative” kundër drejtuesve të institucioneve e shërbimeve publike. Në fakt, sulmi vetëm ndaj drejtorëve rajonal në qarqe e rrethe, nuk ka objektiv drejtorët që janë përfaqësues të “Rilindjes”, por është një ofensivë e përshpejtuar, për të larguar nga detyra vetëm drejtorët përfaqësues të LSI. Për të maskuar dhe gjoja për përligjur këtë aksion spastrimi politik, kryeministri Rama ka shpikur ultimatumin publik për “dorëheqje brenda 24 orëve”, të krejt drejtorëve në prefektura e rrethe, me akuzën kolektive për “dështim të punëve, për korrupsion, për paaftësi dhe mungesë shërbimi ndaj qytetarëve”! Referuar këtyre deklarimeve të kryeministrit, rezulton se “rilindja e administratës” e trumbetuar me bujë, paska qenë një falsitet që po e deklaron vetë kryeministri i cili e ka rekrutuar dhe drejtuar vetë këtë administratë! Sipas informacionit që japin konfidencialisht deputetë të rinj e të vjetër brenda PS, kjo farsë me logon “Luftë korrupsionit, paaftësisë dhe shërbim cilësor ndaj qytetarëve”, bëhet për të shkarkuar sa më shpejt gjithë drejtorët përfaqësues të LSI e pas tyre, nëpërmjet drejtoreve të rinj që do t’i emëroj me konkurse fiktive, do të të realizoj largimin e gjithë nëpunësve dhe punonjësve anëtarë të kësaj partie! ParaAi kërkoi largimin e drejtuesve të ALUZNI-t me akuzën për “mosrealizim të procesit”, ndërkohë që në 4 vite na ka “çarë veshët” me deklarime për “sukses të plotë të legalizimeve” dhe ka dhënë shfaqje me ndarje të mijëra tapive, duke falënderuar publikisht drejtuesit e rajoneve për këtë “sukses”. Kërkoi dorëheqjen kolektive të e drejtuesve të hipotekave me të njëjtën kauzë, ndërkohë që në 4 vite deklaronte se kishte realizuar reformën më të suksesshme në regjistrimin e pasurive të paluajtshme! Pas tyre, kërkoi largimin brenda 24 orëve edhe të drejtorëve të spitaleve, përveç 3 drejtorëve që e di ai pse i veçoi si “të pastër” nga “pisllëku” ku sipas tij ishin zhytur e ndotur të gjithë! Drejtorëve të Bujqësisë nuk u kërkoi dorëheqje, mbasi deklaroi se do t’i shkrinte si drejtori. Dy dite më parë, në bashkitë që drejtohen nga socialistë, ka nisur shkarkimi i n/kryetarëve, drejtorëve dhe nëpunësve dhe punonjësve te “lopatës” nëpër bashki. Do të vazhdojë “operacioni” presionit për dorëheqje në prefektura, Këshilla Qarku, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, tatime, dogana, arsim, kulturë, mjedis, inspektorate, zyra pune, agjencitë kombëtare të çdo sektori, HEC-e, OSHE, OST, Borde Kullimi, ambasadora, konsullata, atashetë e çdo fushe nëpër ambasada, drejtorëve nëpër ministri e kudo ka përfaqësues të LSI. Siç dihet, deri tani kanë dhënë dorëheqje vetëm 3 drejtor hipotekash dhe asnjë drejtor spitali, duk i përcjell kryeministrit, mesazhin që po e kalon “vijën e kuqe” të funksionimit të institucioneve dhe administratës shtetërore dhe realisht po abuzon hapur, duke u sjell si padron republikash droge ndaj drejtuesve të administratës publike, të cilët i trajton si skllevërit e tij! Pjesa e parë e këtij skenari është detyrimi për dorëheqje kolektive, me synim largimin e drejtorëve përfaqësues të LSI. Thuhet se dorëheqja e drejtorëve përfaqësues të “Rilindjes” është një “teatër”, mbasi ata do të rikthehen përsëri në ato ose në të tjerë poste drejtuese të administratës, duke përdorur konkurset fiktive të ri-emërimit të tyre, gjë e deklaroi edhe kryeministri duke thënë: Drejtorët do të emërohen me konkurs, ata që e ndjejnë vetën të aftë, të konkurrojnë përsëri”! Këtë skenar spastrimesh të drejtuesve dhe nëpunësve përfaqësues të LSI, dy javë më parë e paralajmëroi gazeta “Telegraf” dhe kështu po ndodh realisht!



















