Petrit Vasili: Drejtesia e “re” shtazë me zbatuesit e ligjit dhe lepur me narkoqeverine!

Ky qe shihni lart ne foto eshte krimineli Bretvik qe vrau 77 te rinj, ndersa gjykohet ne sallen e gjyqit ne Norvegji, ndersa poshte eshte foto dje ne Shqiperi ku gjykohe Ilir Meta ne kafaz .
Drejtesia kafsherore alla komuniste ka pushtuar gjykatat, prokurorite e cdo lloji dhe sistemin penitenciar ku as ligji dhe as dinjiteti njerezor nuk kane me asnje vlere, por udheheq vetem urdheri i pushtetit dhe akraballeku i pazareve gjyqesore.
Dhenia korrekte e vendimeve te drejta te bazuar ne logjiken e ligjit konsiderohet nje nder, nje favor, nje perjashtim.
Ndersa abuzimi arbitrar dhe shkelja e ligjit konsiderohet normalitet dhe rregull.
Dje Gjykata Speciale justifikoi mbajtjen e Ilir Metes ne kafaz xhami me nje idiotesi te padegjuar me rastin e nje terroristi ne France.
Po si mundet te eci kjo kafsheri logjike kur po ne France u gjykua Presidenti Sarkozy dhe e gjithe bota pa menyren dinjitoze te trajtimit te tij ne sallen e gjyqit, te vetmit qe nuk e pane ishin gjykatesit hajvane ne Tirane.
Jane po keto Gjykata Speciale qe sillen turperisht si lepur me qeverine.
Afera qindra miliona e AKSH nuk ka asnje te arrestuar ne burg.
SPAK nuk guxon te therrase Edi Rama per dhjetra dhunimet te ligjit dhe te postit zyrtar per afera shume te renda.
Fillimi i gjykimit ne themel te Ilir Metes tregoi boterisht se zbatuesit dhe respektuesit e ligjit konsiderohen armiq per tu denuar nga drejtesia e “re”.
Pa asnje fakt, prove dhe dokument fillim e mbarim Ilir Meta izolohet ne burg nga maskarenj te korruptuar, qe vjedhin vrasin dhe grabisin.
Kjo drejtesi e turpshme mafioze eshte shkaterrimi i ketij vendi.
Kjo drejtesi e kapur dhe gjymtyre e narkopushtetit po shkruan faqet me te zeza te drejtesise shqiptare duke rene edhe me poshte nga ana proceduriale edhe se drejtesia kriminale e diktatures.
Procesi monstruoz ndaj Ilir Metes eshte prova e gjalle e antiligjit si dhe menyra e vetme per te kuptuar shkaterrimin qe rilindja i beri drejtesise si dhe beri te kuptohet se ne ç’dite halli eshte qytetari i thjeshte dhe te drejtat e tij.
Dite e zeze turpi dje per kete vend.
Krahasimet bejini vete dhe do kuptoni se cfare drejtesie kafsherore mbreteron ne Shqiperi.
Sigal