Denoncimi i profesor Pajtim Lutaj: Albana Koçiu bleu 600 mijë euro për operimin e retinës së syrit, asnjë pacient nuk është operuar deri më sot
Mjeku Pajtim Lutaj, tregoi skandalin me pajisjen që do të shërbente për operimin e retinës së syrit, e cila u ble 600 mijë euro dhe u përurua me bujë nga ish-ministrja e Shëndetësisë Albana Kociu. Pajisja qëndroi në qese për disa vite dhe nuk ka zhvilluar asnjë operacion.
Mjeku Pajtim Lutaj ka denoncuar problemin me shëndetësinë në vendin tonë, konkretisht rastin e aparaturës që mundëson operacionin e retinës së syrit. Gjatë një interviste televizive Profesori tregoi se Ministrja Albana Koçiu bleu aparaturë 600 mijë euro për operimin e retinës së syrit, u përurua por nuk ka punuar asnjë ditë. Madje mjekut që do të kryente operacionet e retinës së syrit nuk iu plotësuan kushtet e nevojshme për të vijuar punën deri sa vendosi të largohej. Lutaj shpjegon se dy vite pas blerjes së aparaturës pajisja nuk shërben për operacione, një abuzim që duhet të hetohet nga SPAK.“Dhjetë vjet nuk bëhet operacioni i skolitjes së retinës, të sëmurë me diabet, të sëmurë me dritën e syrit që skolitet. I vetmi mjekim është që të operohen, kam investuar kur kam qenë shef, një mjek shqiptar me bursë për dy vite që të përgatitej për këtë punë. Erdhi në Shqipëri dhe asnjë ditë nuk i plotësuan kushtet, ky operacion nuk bëhet. Më e keqja, dy vite më parë u investua për këtë operacion disa aparatura që kushtonin 500-600 mijë euro, ishte një moment që ndryshoi pa stafi. Me stafin e vjetër unë kisha bërë disa herë debate për këtë punë, mense erdhi staf i ri dhe drejtoresha e re, Alma Cami dhe ministrja e re Albana Koçiun, që sot e kemi zv.kryeministre, u angazhova dhe e promovova, erdhi vetë Albana Koçiu dhe promovuam vet aparati. I thash ministres dhe drejtoreshës:”nuk duhet të kishit ardhur sot, por ditën kur të bëhej operacioni i parë, sepse ky operacion nuk do të kryhet sepse duhen aksesorë.
Dy vite pas blerjes së aparaturës pajisja nuk shërben për operacione, një abuzim që duhet të hetohet nga SPAK. Një muaj më parë kam marrë vesh më të keqen, këtë aparat që është për operacionin e retinës e kanë hapur dhe e përdorin për gjëra të tjera, kjo është skandaloze.
Ja ku e ke drejtoreshën, brenda një muaji të bëjë tendera dhe të mundësohen të gjithë aksesorët që duhen në operacion”. Një vit më vonë, aparatura e pahapur. I bëra një fotografi dhe ia nisa ministres duke i thënë: “Ministre, aparati që promovuam bashkë, nuk është hapur akoma”. Dhe më përgjigjet, ta them tamam siç më dhemb: ‘o zot çfarë po ndodh”. I thash: “Nuk po ndodh asgjë, por duhet që ju ta ndiqni, ky është problemi që këta nuk bëjnë administrimin. Ministrja duhet ta ndjek problemin, pse kjo punë nuk u zhvillua. Çfarë mungon? Çfarë duhet të bëjmë? Hajde ta zhvillojmë. Kanë kaluar dy vite, aparati është akoma në qese. Një muaj më parë kam marrë vesh më të keqen, këtë aparat që është për operacionin e retinës e kanë hapur dhe e përdorin për gjëra të tjera, kjo është skandaloze. Roli i mjekut, profesorit, intelektualit është shuar komplet”, tha profesor Pajtim Lutaj.




















