Suplementi Pena Shqiptare/ Shefik Arifi: Ikën të gjithë

 

 

Sigal

Sa herë që kthehem në vendlindje;

Atje ku gëlonin shumë zëra.

Tani e pranoj me shumë dhimbje,

atje ku i kam kujtimet të tëra.

 

Ikën të gjithë një nga një…

dhe ikjet s’dinë të ndalen,

dhe hëna të vijë s’ka me kë

As hëna s’ka me kë të çmallet

 

Shtëpitë me dyer e dritare të mbyllura

si një fletore të grisur e lanë këtë tokë.

Në fund kujtojmë ca fjalë të hidhura

si ikën, si ikën nëpër botë.

 

Sa herë që vij në vendlindje:

e shtëpi më shtëpi trokas!

E, sa i pafat vetja më duket,

që s’gjej njeri me kë të flas.

 

Pa ty

 

E dashur, më mungove,

më mungove shumë, ta dish!

I vetëm sodis detin.

tek nxjerr dallgët në breg si të tepërta t’i kish.

 

E mendoja vetën thjeshtw në një dhomë,

të provoja se sa durim do të kisha,

për të të pritur ty të vije edhe vonë.

 

Tani shtyj kohën duke lënë gjurmë në rërë,

pa ty, pa ty s’e kisha ditën time të tërë