A do arratiset dyshja e aferës 130 mln euro Karathano &Manastirliu

Janis Karathano, përfitues i koncensionit korruptiv 130 milionë euro të laboratorëve si prestanome i Klod Allajbeut dhe ish ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu rrezikojnë të merren të pandehur nga SPAK-u për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera. GJKKO ka konfirmuar sot veprimet hetimore të SPAK-ut në kuadër të hetimit si aferë të dyshuara korruptive të koncesionit të laboratorëve.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzon kërkesën e kompanisë “Pegasus” të biznesmenit Janis Karathanos për kthimin e sendeve të sekuestruara nga Prokuroria e Posaçme, në kuadër të hetimeve për koncesionin e laboratorëve. Gjykata pranoi kërkesën e prokurores Dorina Bejko, e cila kërkoi rrëzimin e kërkesës me argumentin se provat e sekuestruara duhet të mbahen nga organi i akuzës për efekt të hetimit që po zhvillohet.

Sigal

Hetimet janë zgjeruar në lidhje me koncesionet në fushën e shëndetësisë ku në ‘lupë‘ është vendosur biznesmeni Klodian Allajbeu, i cili qëndron pas koncesionit 84 milionë euro të hemodializës, por dyshohet se kontrollon edhe koncesionin e laboratorëve të Karathanos. Përveç kontrolleve të ushtruara në ambientet e shoqërisë “Evita” sh.p.k., kompani në pronësi të Allajbeut, i lidhur me Spitalin Amerikan, SPAK dhe BKH kanë zhvilluar një aksion edhe në kompleksin ‘Equos Resort’ dhe në kompaninë ‘Pegasus’ të biznesmenit Janis Karathanos.

Historia e koncensionit korruptiv

Në 23 korrik 2019 regjistrohet në Tiranë kompania LABORATORY NETWORKS, me kapital 10 milionë lekë, e cila do të zbatonte kontratën e koncesionit me vlerë 130 milionë euro të laboratorëve të analizave mjekësore pranë spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes.

Kompania e zbatimit themelohet në qershor 2019, regjistrohet në korrik, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë e kishte lidhur kontratën që në prill 2019 me bashkimin e tre kompanive fituese të koncensionit.

Kompania është në pronësi të tre kompanive me vendndodhje në Shqipëri, Holandë dhe Francë.E para është LABOPHARMA SHPK, themeluar në 2007 nga shtetasi grek Ioannis Xopapas dhe Janis Karathano.

Kompania Labopharma, e skeduar për mospagim detyrimesh tatimore dhe që ka një licencë për shitje barnash, ka 41.7 % të aksioneve, rrjedhimisht të koncensionit të laboratorëve. Sot, pronar të Laboparma janë Janis Karathano me 50 % të aksioneve dhe kompania T-MEDSS me 50 % të aksioneve.

Pronar i T-MEDSS, një kompani fantazmë e themeluar në vitin 2021, është Sokol Ramizi. Ramizi është edhe administrator i koncensionit të laboratorëve.Sokol Ramizi, me anë të T-Medis është aksioner te kompania Megapharma.