Xhaferri: Pengu i Lindave sapo na tha se antikorrupsioni për Shqipërinë është më i dëmshëm se korrupsioni për vendin!

AI që deri dje nxiste prokurorët e SPAK kundër liderëve të opozitës, sot po nxit administratën dhe shqiptarët kundër drejtësisë, të cilën pasi e keqpërdori, tani kërkon ta hedhë si limon të shtrydhur.

Ata prokurorë e gjyqtarë me nga tre-katër mbiemra, fiks si ata të karteleve të drogës për të cilët Rama jep leje ndërtimi për të ndërtuar narkokulla, sot po shiten nga Edi Rama, njeriu që mendon se në këtë vend është mbi Zotin.

Sigal

Sot Edi Rama, njeriu që kanabizoi vendin dhe kriminalizoi politikën dhe ekonominë zbuloi se është peng i Lindave të tij dhe se i ka më shumë frikë ato sesa sistemin e drejtësisë.

Sot Edi Rama mori në mbrojtje çdo aferë korruptive të administratës së tij, me argumentin se është i dërguari nga lart për të vjedhur dhe se askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë më mirë se ai për Shqipërinë.

Edi Rama po del çdo ditë lakuriq para shqiptarëve, si një hajdut i rëndomtë, që urren shtetin, institucionet, ndarjen e pushteteve, por mbi të gjitha si një njeri që urren Shqipërinë dhe përçmon shqiptarët.

Edi Rama sot tentoi të na bindë se duhet ndryshuar Kodi i Procedurës Penale, pasi vjedhja e tij dhe e bedelëve të tij duhet të mbrohet me ligj.

Shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur më me këtë hajdut të rëndomtë, që nuk ka vjedhur vetëm taksat tona, por edhe të ardhmen e këtij vendi.

Ndaj, më 28 shkurt nuk ka kohë për të pyetur veten nëse duhet dalë në shesh, por thjesht duhet dalë me çdo çmim kundër këtij krimineli që po e zbras dhe po e vret këtë vend.