Reforma, Ambasadori Lu: Ka probleme me korrupsionin në drejtësi

444
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka marrë pjesë sot në një tryezë konsultimi për reformën në drejtësi. Gjatë fjalës së tij, ambasadori ka theksuar se në Shqipëri ka probleme me korrupsion në drejtësi. Nga ana tjetër, Lu nxiti qeverinë shqiptare që kjo reformë të ndërmerret sa më shpejtë.
“Reforma në drejtësi duhet të bëhet sa më shpejt. Këto debate në publik janë të rëndësishme”, pohoi ambasadori Lu.
Ai ka vënë në dukje se në vitet e fundit 3 gjyqtarë janë dënuar për korrupsion, por asnjë prokuror. “Duhet një pjesëmarrje e gjerë e publikut për konsultimet për reformën në drejtësi”, ka sugjeruar më tej ambasadori.
Sigal