Është ndarë nga jeta ditën e sotme Muho Asllani, ish-anëtari i Byrosë Politike të Partisë së Punës së Shqipërisë, një nga eksponentët e fundit të sistemit komunist.
Asllani është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare, në shtëpinë e tij në Durrës.
Muho Asllani ka lindur në tetor të vitit 1937 në Bërdicë të rrethit të Shkodrës.
Njoftim i KQ PKPSH!
Te nderuar shokë sapo mora lajmin e trishtë nga telefoni i djalit të Muho Asllanit i cili më njoftoi se sot më 4 dhjetor 2025 i dha fund udhëtimit 88 vjeçar të jetës vellai, prindi,shoku,miku,anëtar i Byrosë Politike të PPSH Muho Asllani!
Homazhe për babain,vëllain,shokun,mikun komunistin revolucionar Muho Asllani do të zhvillohen në datën 5 Dhjetor 2025 ora 12.00 te Funerali “Paqja” prane Muzeut Durrës!
Tiranë më 04.12.2025. Sekretari i KQ PKPSH
Bardhyl Hazizaj




















