Sot më duket vetia i marrë e i shkrehur,
seç kujtoj ca gjëra që s’i kam menduar.
Sa të kujtoj ty më vjen një i nxehur
dhe nuk më shkon mëndja për t’u dashuruar.
Më vjen një trishtim krejt i kapardisur
dhe kthehet pronar brenda trupit tim.
Seç bëhem një tip gati si i stisur
dhe më duket vetia si uji në vlim.
Ngelem i habitur nga shikimi yt
dhe i kallkanosur gdhihem edhe errem.
Lëviz anormal si i zënë në fyt
dhe me gjëra koti tani them të merrem.
Kushdo që më shikon nis e tjetërsohet
dhe bëhet si unë pa e ndjerë as vetë.
Kthehet i pamënd pa shkak rebelohet
dhe i duket jeta një ferr i vërtetë.
Ndoshta kjo do quhet sëmundja e shekullit,
origjinën s’ia dinë ndaj s’ka dhe mjekim.
Të vjen një fytyrë që ngjan me të vdekurin
dhe nis e largohesh si një flakërim.
Sot më duket vetia i marrë dhe i shkrehur
se përse u bëra nuk u jap shpjegim,
por kjo jetë jarane ëmbël më ka dehur
dhe më la në rrugë si një pelegrin.






















