Nëse je prind, do e kuptosh mënyrën si Kim Kardashian iu përgjigj kritikave për të bijën

Fansat e Kardashian zbuluan në shtator që vajza e madhe e Kim, North West kishte një piercing dermal në gishtin e saj të mesit dhe u skandalizuan. Që atëherë, North dhe Kim Kardashian kanë marrë shumë kritika për këtë zgjedhje. Pas disa komenteve, Kim dhe North iu përgjigjën një përdoruesi të shqetësuar nga llogaria e tyre e përbashkët: “Është në rregull.”

 

NOA

Në TikTok, ndër komente lexohej:

“North West po bën një piercing në gisht dhe po më thyen zemrën, vetëm unë e ndjej kështu?”

Disa përdorues të tjerë dolën në mbrojtje të North, duke shkruar:

“Si ju ndikon juve?” ose “Ajo e deshi piercingun dhe Kim e la. Lërini fëmijët të shprehen.”

Pavarësisht kritikave, Kim ka mbrojtur vendimet e vajzës së saj, duke thënë se North ndjek rrugën e saj kur bëhet fjalë për stilin dhe bukurinë.

Gjatë një interviste në podcastin Call Her Daddy, Kim tha se vajza e saj është shumë e pjekur kur vjen puna te kritikat publike:

“Ajo thotë: ‘Mami, e pashë këtë dhe nuk më intereson që nuk u pëlqen… flokët e mi blu ose këtë apo atë’… Ajo është shumë e sigurt.”

Nëse je prind, do e kuptosh mënyrën si Kim Kardashian iu

Kim, që ka edhe 3 fëmijë të tjerë me ish-bashkëshortin Kanye West, pranoi gjithashtu se është sfiduese të jesh prind i një para-adoleshenti dhe kërkoi pak kuptim e mirëkuptim, duke shtuar:

“Si nënë, mësoj edhe vetë gjatë rrugës.”