MJEKËSIA/ Kjo sëmundje shkakton ndryshime në zemër, mushkëri, mëlçi, dhe në periferi
MJEKIME POPULLORE
Aloe Vera për leuçeminë
Për sëmundjen e leuçemisë përdorni 1 litër xhel Aloe Vera dhe 300 gram vodka. Përziejini bashkë dhe lërini 5 orë. Pihen 3 herë nga 50 ml para buke për 2 muaj rresht, derisa të keni një përmirësim të dukshëm.
Gjethe ulliri për hipertensionin
Për mjekimin e hipertensionit përdoren 0.5 kg gjethe ulliri në 3 litra ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 1.5-2 orë, pastaj kullohet dhe lëngu ëmbëlsohet. Pihet një filxhan 4 herë në ditë.
Fruta dëllinje për dhimbjen e kyçeve
Gjatë dhimbjes së kyçeve merrni 5 lugë gjelle fruta dëllinje në një litër ujë të porasavaluar. Ena lihet e mbuluar 15 min, pastaj kullohet. Pihet një filxhan 2 herë në ditë.
Stenoza e valvulës mitrale
Stenoza është ngushtimi i vrimës të valvulës. Stenoza e valvulës mitrale e bën të
vështirë kalimin e gjakut nga veshorja e majtë në barkushen e majtë. Veshores i duhet
të krijojë presione më të larta për ta pompuar gjakun përtej ngushtimit. Rrjedhimisht, veshorja e majtë pak nga pak zmadhohet dhe pëson hipertrofi. Si pasojë e hipertrofisë,
miocitet e veshores të zmadhuar furnizohen me vështirësi me gjak, dhe prandaj bëhen vatra aritmie. Me kalimin e kohës, veshorja e zmadhuar bëhet e paaftë të pompojë gjak, tejzgjatja e miofibrileve e bën tkurrjen të paefektshme. Kështu, gjaku lëviz ngadalë brenda veshores. Fibrilacioni dhe lëvizja e ngadaltë e gjakut brenda veshores bëhen shkak për formimin e trombeve brenda veshores. Trombet atriale mund të arrijnë në barkushe, në aortë dhe mund të shkaktojnë infarkte në tru, veshka, shpretkë, gjymtyrë, zemër, etj.
SI PARAQITET SËMUNDJA DHE CILAT JANË PASOJAT E SAJ?
Rritja e presionit në veshoren e majtë shkakton rritje të presionit në venat pulmonare. Kjo sjell rritje të presionit në kapilarët e mushkërisë, dhe edemë në indin lidhor përreth bronkeve. Edema peribronkiale pakëson epshmërinë e mushkërive, dhe prandaj vështirëson frymëmarrjen. Pra, mushkëria vuan si nga perfuzioni i pakësuar dhe nga ajrosja e pakësuar. Si pasojë, kapilarët pulmonarë ngushtohen. Kjo shpie në rritje të presionit në arterien pulmonare. Gjithashtu, hipoksia bën që qelizat endoteliale ta humbasin formën e tyre
të sheshtë dhe të rrumbullakosen, të marrin formën e sferës. Kjo shkakton daljen e proteinave në indin lidhor peribronkial. Në këtë fazë, sasia e edemës është aq e madhe
saqë i sëmuri mund të vdesë “i mbytyr” nga eksudati. Me kalimin e kohës, eksudati proteinik
riorganizohet dhe pak nga pak engurtëson mushkërinë. Kjo ndodh sepse eksudatet proteinike në mushkëri nxitin aktivitetin e proteazave. Kjo shkakton inflamacion
të paktë, por që me kalimin e kohës e ngurtëson mushkërinë, në ngurtë-simin e mushkërisë ndikon edhe hipertrofia e medias të arterieve pulmonare, që vjen si pasojë e hipertensionit kronik pulmonar. Nga ana tjetër, dalja e eritrociteve në intersticiumin e mushkërisë dhe gëlltitja e tyre nga makrofagët u jep mushkërive ngjyrën e ndryshkut (bojë kafe). Rritja e
presionit në arteriet pulmonare shpie në mbingarkesë të anës të djathtë të
zemrës.Ventrikuli i djathtë i mbingarkuar pëson hipertrofi, muri i tij trashet, dhe
përkohësisht arrin ta pompojë gjakun në presione më të larta. Me përparimin e
sëmundjes, ventrikuli i djathtë zmadhohet akoma më shumë dhe bëhet i paaftë të
pompojë. Kjo shpie në rritje të presionit në veshore dhe në venën kava. Rritja e presionit
në venën kava të poshtme shoqërohet me vështirësim të qarkullimit të gjakut,
kongjestion në mëlçi. Nga kjo dëmtohen më shumë hepatocitet që gjenden përreth
kanaleve qendrore, të cilat vrasin veten. Hepatocitet që janë afër triadave portale e
durojnë pak më mirë kongjestionin. Hepatocitet që ndodhen në pjesën e mesme pësojnë
steatozë. Pamja që merr mëlçia si pasojë e kongjestionit kronik është karakteristike:
në të shihen zona të kuqe dhe zona të verdha. Rritja e presionit në venën kava
të poshtme shoqërohet gjithashtu me vështirësim të qarkullimit të gjakut në gjymtyrët
e poshtme. Kongjestioni shkakton edemë të këmbëve dhe vështirëson shërimin e
plagëve në këmbë. Si përfundim, stenoza mitrale shkakton ndryshime në zemër,
mushkëri, mëlçi, dhe në periferi. Edhe në rast riparimi të stenozës mitrale me operacion,
i sëmuri prapë nuk do ndjehet mirë sepse i ka mushkëritë të shkatërruara nga fibroza. Operacioni për riparimin e stenozës mitrale duhet bërë herët në mënyrë që të shmanget dëmtimi i mushkërive.
Në rast të riparimi të stenozës mitrale me operacion, i sëmuri përsëri nuk do ndjehet mirë sepse i ka mushkëritë të shkatërruara nga fibroza. Pra, mushkëria vuan si nga perfuzioni i pakësuar dhe nga ajrosja e pakësuar
SHKENCËTARËT/ Parandalimi i osteporozës që në fëmijëri
Shumë herët është thënë se fëmijët duhet të pinë qumësht për kocka dhe dhëmbë të shëndoshë. Mirëpo, një studim i ri ka treguar edhe një përparësi shkencore: pirja e qumështit në fëmijëri zvogëlon rrezikun për osteoporozë në jetën e mëvonshme.
Shkencëtarët kanë përcjellë shprehitë ushqyese të 12.500 femrave jo shtatzëna.
Pas shtatzënisë së një numri prej tyre ( rreth 3.000), ka vazhduar përcjellja e statusit ushqyes së tyre dhe fëmijëve të tyre, pas lindjes. Rezultatet kanë treguar se fëmijët të cilët kanë konsumuar më së shumti qumësht gjatë fëmijërisë i kanë pasur kockat më të forta.
Për këtë arsye shkencëtarët mendojnë se këta fëmijë janë më pak të rrezikuar që në moshën madhore të zhvillojnë sëmundjen e eshtrave, të njohur si osteoporozë.



















