LSI pritet të kandidojë me Maksim Konën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kavajës

446
Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të zyrtarizojë kandidatin për kryetar të Bashkisë së Kavajës në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen më 25 qershor në një njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithshme. 
Nga burime pranë LSI-së bëjnë me dije se do jetë Maksima Kona kandidati për postin e kryebashkiakut të Kavajës. Në fakt, Kona është një emër i njohur në Kavajë me një “backgroung” të pasur në fushën e shkencave inxhinierike dhe në arkitekturë. 
Maksim Kona, lindur më 27 prill të vitit 1958 dhe i diplomuar për inxhinieri ndërtimi në Torino, është i specializuar në projektim e supervizionim të ndërtimeve civile, ndërtimeve industriale, rrugëve, veprave të artit, impiante dhe hidrocentrale. LSI ka përzgjedhur një njeri me shumë personalitet që të konkurrojë përballë partive të tjera.
Po t’i hedhë një sy CV-së së tij të pasur, vihet re se Kona ka projektuar me dhjetëra e qindra vepra infrastrukturore, por edhe HEC-e nga më të ndryshmet në Itali, ku ka jetuar për shumë vjet, por edhe në Shqipëri. Kandidimi i një personaliteti kavajas është një vlerë e shtuar për zgjedhjet, por njëkohësisht është edhe një ofertë e denjë për qytetarët e Kavajës që kanë mundësi të përfaqësohen nga një intelektual.
Sigal