AKU në gjumë letargjik, frutat me kimikate në tregun e Tiranës dhe “ëmbëlsira toksike” po helmojnë qytetarët

32
Sigal

Skandalet që përfshijnë sektorët e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore në vendin tonë nuk kanë të sosur.Pas mandarinave e luleshtrydheve me pesticide dhe mishit me Salmonelë, pasiguria ushqimore preku dhe fëmijët.Në një kopsht shtetëror në Gramsh, afro 70 fëmijë janë helmuar nga ushqimi që u është shërbyer dhe dyshimet janë për prezencë të Salmonelës. Bëhet fjalë për një bakter, që ndodhet te mishi, kryesisht ai i pulës, vezët, por edhe te perimet dhe ushqime të tjera.Mesa duket koalicioni i salmonelës ‘Denaj-Komici’ helmuan shqiptarët, pasi ishin të zënë me zgjedhjet.

01

Në Shqipëri janë tregtuar “ëmbëlsira toksike”, 835 kg e produktit të importuar nga Turqia u shit në pastiçeri

Në vendin tonë është futur pluhur frutash me origjinë nga Turqia, brenda të cilit ndodhet pigmenti i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, (e kuqe reaktive 141).Kjo është foto e produktit i cili është lëndë e parë për prodhime  të ndryshme në pastiçeri si torta “cup-cake”, “muffin” etj. Pigment i paautorizuar i konstatuar te ky produkt (e kuqe reaktive 141) është një bojë sintetike që përdoret kryesisht për ngjyrosjen e tekstileve, veçanërisht pambukut dhe fibrave natyrale.Ky pigment është rreptësisht i ndaluar të përdoret në ushqime dhe produkte kozmetike. Pas kërkesës për informacion drejtuar AKU-t, ky institucion na bën me dije se sasia totale e këtij produkti të importuar në Shqipëri është 1200 kg.Inspektorët e AKU kanë arritur të bllokojnë 365 kg, ndërsa 835 kg e produktit që përbën risk me ndikim serioz në shëndetin e njeriut rezulton të jetë shitur dhe konsumuar.Sipas burimeve zyrtare, subjekti që ka importuar produktin është BBI Group (Best Brands Internationally). Alarmin për pigmentin e paautorizuar (e kuqe reaktive 141) e ka lëshuar shteti Grek pas analizave të kryera në produktin “RED FOREST FRUIT CAKE”.Në Bashkimin Evropian, ky pigment është i ndaluar për tu përdorur në ushqim, kozmetike dhe lodra për fëmijë. Sipas eksperteve të fushës (e kuqe reaktive 141) ka potencial toksikologjik dhe rrezik të mundshëm kancerogjen.

02

Tregu i fruta-perimeve “përpihet” nga kimikatet

Një denoncim i ardhur nga skenografi Bashkim Zahaj nxerr në pah nivelin e lartë të kimikateve të përdorua në ushqimet që konsumojnë çdo ditë shqiptarët. Bëhët fjalë për frutat dhe perimet që shiten në tregun e Tiranës së Re. Ku mesa duket AKU ka nisur pushimet dhe harron të kontrollojë cilësinë e produkteve që përfundojnë në tryezën e qytetarëve. Duhet theksuar se niveli i pakontrolluar i kimikateve ka pasoja për shëndetin. Zahaj evidenton rastin e shalqirit me norma të larta kimikatesh dhe i bën thirrje Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU-së) të zgjohet.