Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe në prag të festës së Kurban Bajramit, ambasada e Republikës së Azerbajxhanit në Republikën e Shqipërisë organizoi dje një donacion humanitar për Fshatin e Fëmijëve SOS në Tiranë.
Ambasadori i Republikës së Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov mori pjesë në këtë ngjarje dhe dorëzoi kuti me ushqime në emër të ambasadës.
Ai u prit ngrohtësisht nga Mimoza Manaj, drejtore e programit, Arnita Ponari, koordinatore e Kujdesit si Familje dhe Luiza Skerja, eksperte për Ngritjen e Fondeve nga Korporatat të Fshatit të Fëmijëve SOS.
Gjithashtu u krye një vizitë e shkurtër në ambientet e fshatit, gjë që i mundësoi ambasadorit të kuptonte më thellë aktivitetet e fshatit, kushtet e jetesës së fëmijëve ku ai u takua me fëmijët dhe shkëmbeu me ta biseda miqësore.
Gjatë vizitës së tij, ambasadori gjithashtu shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për rolin jetik që luan fshati në mbështetjen e fëmijëve vulnerabël.
Ai gjithashtu përcolli gatishmërinë e ambasadës për të kontribuar më tej dhe për të mbetur aktivisht e angazhuar në iniciativa të ngjashme humanitare.
Duke shfrytëzuar këtë rast, ambasada gjithashtu i përcolli urimet më të mira popullit mik shqiptar për një Kurban Bajram të begatë dhe paqësor.