Paparaci/ Ismail Xhaferi: Noc Roku

39
Sigal

Kjo fushatë që sa ka nisur
na ngjeth dhe fijen e flokut!
Se kudo, në ballë të saj,
qëndron emri i Noc Rokut.

Sa herë grinden kandidatët,
dhe nisin e shajnë sho-shokun…
Ti, në fundin e fushatës,
do marrësh vetëm Noc Rokun.

Një refren ka gjithë fushata,
Në qytet e në katund,
Ti, por dhe partia jote,
Do merrni Nocin në fund.

Përgjigjet partia tjetër:
“Jeni që të gjithë pa tru,
se pas datës 11,
Nocin do ta merrni ju!”

Dhe vazhdon debati ashpër,
Më i mprehtë se tjetër herë,
Kush të marrë më shumë vota,
Kujt t’i rrijë Noci në derë.

Kjo fushatë që sa ka nisur
na ngjeth dhe fijen e flokut,
se kudo, në ballë të saj,
Qëndron emri i Noc Rokut.