Dreka e kryeministrit Rama në familjen e Osman Rexhës në fshatin Shushicë të Elbasanit ka ngjallur reagime të shumta tek ndjekësit e tij në Facebook.
Mes komentuesve ka edhe nga ata që i tërheqin vëmendjen kryeministrit se vota nuk merret duke bërë show, por ai nuk ia ‘përton’ me përgjigje.
Komentuesi: Reality show, asgjë me shume! Nuk meren me kete lloj mënyre votat.
Replika e Ramës: Edgar votat e di une me mire se sa ti si merren sepse u bene vite qe marr vota, po kjo ketu s’ka hic lidhje me votat qe ta dish ti edhe pse nuk do ta besosh.